Albanian Bible

Ruthi 3

Ruthi

Return to Index

Chapter 4

1

  Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai qė kishte tė drejtėn e shpengimit dhe pėr tė cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: "O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu kėtu". Ai u afrua dhe u ul. 

2

  Boazi mori atėherė dhjetė burra nga pleqtė e qytetit dhe u tha atyre: "Uluni kėtu". Ata u ulėn. 

3

  Pastaj Boazi i tha atij qė kishte tė drejtėn e shpengimit: "Naomi, qė u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesėn e tokės qė i pėrkiste vėllait tonė Elimelek. 

4

  Mendova tė tė informoj dhe tė tė them: "Blije nė prani tė banorėve tė vendit dhe tė pleqve tė popullit tim. Nė rast se do ta shpengosh, shpengoje; por nė rast se nuk ke ndėr mend ta shpengosh, ma thuaj qė ta di edhe unė; sepse asnjeri veē teje nuk gėzon tė drejtėn e shpengimit, dhe pas teje vij unė"". Ai u pėrgjegj: "Do tė kėrkoj tė drejtėn time". 

5

  Atėherė Boazi tha: "Ditėn qė do ta blesh arėn nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkėshortja e tė ndjerit, pėr ta ringjallur emrin e tė ndjerit nė trashėgiminė e tij". 

6

  Ai qė gėzonte tė drejtėn e shpengimit u pėrgjegj: "Unė nuk mund ta shpengoj pėr vete, sepse do tė shkatėrroj trashėgiminė time; shpengo ti atė qė duhet tė shpengoja unė, sepse unė nuk mund ta shpengoj". 

7

  Ky ishte zakoni nė kohėrat e kaluara nė Izrael lidhur me tė drejtėn e shpengimit dhe tė ndryshimit tė pronėsisė: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mėnyra e dėshmisė nė Izrael. 

8

  Kėshtu ai qė gėzonte tė drejtėn e shpengimit i tha Boazit: "Blije ti vetė", dhe hoqi sandalen. 

9

  Atėherė Boazi u tha pleqve dhe tėrė popullit: "Ju sot jeni dėshmitarė qė unė bleva sot nė duart e Naomit tė gjitha ato qė ishin pronė e Elimelekut, tė Kilionit dhe tė Mahlonit. 

10

  Gjithashtu bleva pėr grua Ruthin, Moabiten, bashkėshorten e Mahlonit, pėr ta ringjallur emrin e tė ndjerit nė trashėgiminė e tij, me qėllim qė emri i tė ndjerit tė mos shuhet midis vėllezėrve tė tij dhe nė portėn e qytetit tė tij. Ju sot jeni dėshmitarė tė kėtij fakti. 

11

  Atėherė tėrė populli qė ndodhej te porta dhe pleqtė u pėrgjigjėn: "Ne jemi dėshmitarė tė kėsaj ngjarjeje. Zoti e bėftė gruan qė hyn nė shtėpinė tėnde si Rakelėn dhe si Lean, dy gratė qė ngritėn shtėpinė e Izraelit. Paē pushtet nė Efrathah dhe u bėfsh i famshėm nė Betlem. 

12

  Shtėpia jote u bėftė si shtėpia e Peretsit, qė Tamara i lindi Judės, pėr shkak tė pasardhėsve qė Zoti do tė tė japė nga kjo e re". 

13

  Kėshtu Boazi e mori Ruthin, qė u bė bashkėshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundėsinė tė lindė, dhe ajo lindi njė djalė. 

14

  Atėherė gratė i thanė Naomit: "Bekuar qoftė Zoti, qė sot nuk tė la pa njė shpėtimtar. Emri i tij u bėftė i famshėm nė Izrael! 

15

  Pastė mundėsi ai tė rimėkėmbė jetėn tėnde dhe u bėftė mbėshtetja e pleqėrisė sate, sepse e ka lindur nusja jote qė tė do dhe qė vlen pėr ty mė tepėr se shtatė bij". 

16

  Pastaj Naomi e mori fėmijėn, e vuri nė gjirin e saj dhe u bė taja e saj. 

17

  Fqinjėt i vunė njė emėr dhe thonin: "I lindi njė djalė Naomit!". E quajtėn Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit. 

18

  Ja pasardhėsit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni; 

19

  Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi; 

20

  Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni; 

21

  Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi; 

22

  Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi. 

1 i Samuelit 1

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: