Albanian Bible

1 i Samuelit 27

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 28

1

  Ato ditė Filistejtė mblodhėn ushtrinė e tyre pėr tė luftuar Izraelin. Atėherė Akishi i tha Davidit: "Dije mirė qė duhet tė dalėsh tė luftosh bashkė me mua, ti dhe njerėzit e tu". 

2

  Davidi iu pėrgjegj Akishit: "Ti me siguri ke pėr tė parė atė qė do tė bėjė shėrbėtori yt". Atėherė Akishi i tha Davidit: "Mirė, pra, unė do tė tė bėhem roje personale pėr gjithnjė". 

3

  Samueli kishte vdekur dhe gjithė Izraeli e kishte qarė, e kishin varrosur nė Ramah, nė qytetin e tij. Dhe Sauli kishte pėrzėnė nga vendi mediumet dhe shortarėt. 

4

  Kėshtu Filistejtė u mblodhėn dhe erdhėn tė fushojnė nė Shunem, ndėrsa Sauli mblodhi tėrė Izraelin dhe fushoi nė Gilboa. 

5

  Kur Sauli pa ushtrinė e Filistejve pati frikė dhe zemra e tij u drodh fortė. 

6

  Kėshtu Sauli i kėrkoi kėshillė Zotit dhe Zoti nuk iu pėrgjegj as me anė tė ėndrrave, as nėpėrmjet Urimit dhe as me anė tė profetėve. 

7

  Atėherė Sauli u tha shėrbėtorėve tė tij: "Mė gjeni njė grua qė tė jetė mediume, me qėllim qė unė tė mund tė shkoj tek ajo pėr t`u kėshilluar". Shėrbėtorėt e tij i thanė: "Ja, nė En-Dor ka njė grua qė ėshtė mediume". 

8

  Kėshtu Sauli u vesh ndryshe pėr tė mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritėn tek ajo grua natėn dhe Sauli i tha: "Bėj njė shortari pėr mua, tė lutem, me njė seancė spiritizmi dhe mė thirr atė qė do tė tė them". 

9

  Gruaja iu pėrgjegj: "Ja, ti e di ē`ka bėrė Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarėt. Pse i ngre njė grackė jetės sime, pėr tė shkaktuar vdekjen time?". 

10

  Atėherė Sauli iu betua nė emėr tė Zotit, duke thėnė: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, asnjė ndėshkim nuk do tė kesh pėr kėtė!". 

11

  Gruaja i tha: "Cilin duhet tė tė nxjerr?". Ai i tha: "Mė nxirr Samuelin". 

12

  Kur pa Samuelin, gruaja bėrtiti me zė tė lartė; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse mė mashtrove? Ti je Sauli!". 

13

  Mbreti iu pėrgjegj: "Mos ki frikė; ēfarė shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh njė qenie mbinjerėzore qė ngrihet nga toka". 

14

  Ai e pyeti: "Ē`formė ka?". Ajo u pėrgjegj: "Éshtė njė plak qė po ngjitet dhe ėshtė mbėshtjellė me njė mantel". Atėherė Sauli kuptoi se ishte Samueli, u pėrul me fytyrėn pėr tokė dhe ra pėrmbys. 

15

  Samueli i tha Saulit: "Pse mė shqetėsove duke bėrė qė tė dal?". Sauli iu pėrgjegj: "Ndodhem nė njė ankth tė madh, sepse Filistejtė mė luftojnė dhe Perėndia ėshtė larguar nga unė, dhe nuk mė pėrgjigjet 

16

  Samueli i tha: "Pse kėshillohesh me mua, nė qoftė se Zoti ėshtė larguar nga ti dhe ėshtė bėrė armiku yt? 

17

  Zoti veproi ashtu siē kishte thėnė nėpėrmjet meje. Zoti e shkėputi mbretėrinė nga duart e tua dhe ia dha njė tjetri, Davidit, 

18

  sepse nuk iu binde zėrit tė Zotit dhe nuk zbatove nė jetė zemėrimin e thellė tė tij kundėr Amalekut; pėr kėtė arsye Zoti tė bėri sot kėtė gjė. 

19

  Zoti do ta japė edhe Izraelin bashkė me ty nė duart e Filistejve; nesėr ti dhe bijtė e tu do tė jeni me mua. Zoti do tė japė gjithashtu ushtrinė e Izraelit nė duart e Filistejve. 

20

  Atėherė Sauli ra menjėherė pėr sė gjati pėr tokė, sepse ishte trembur shumė nga fjalėt e Samuelit; ai kishte qenė edhe mė parė pa fuqi, sepse nuk kishte ngrėnė tėrė atė ditė dhe tėrė atė natė. 

21

  Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parė tė tmerruar fare, i tha: "Ja, shėrbėtorja jote iu bind zėrit tėnd; unė vura nė rrezik jetėn time pėr t`iu bindur fjalėve qė mė the. 

22

  Prandaj dėgjo edhe ti zėrin e shėrbėtores sate dhe lermė tė vė para teje njė copė buke; ha, sepse kėshtu do tė marrėsh fuqi pėr ta rifilluar rrugėn". 

23

  Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do tė ha". Por shėrbėtorėt e tij bashkė me gruan ngulėn kėmbė dhe ai i dėgjoi; kėshtu u ngrit nga toka dhe u ul nė shtrat. 

24

  Gruaja kishte nė shtėpi njė viē tė majmė; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe pėrgatiti disa bukė pa maja. 

25

  I vuri kėto ushqime Saulit dhe shėrbėtorėve tė tij, dhe ata i hėngrėn; pastaj u ngritėn dhe u nisėn po atė natė. 

1 i Samuelit 29

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: