Albanian Bible

2 i Samuelit 10

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 11

1

  Me fillimin e vitit tė ri, nė kohėn kur mbretėrit shkojnė tė luftojnė, Davidi dėrgoi Joabin me shėrbėtorėt e tij dhe me tėrė Izraelin pėr tė shkatėrruar vendin e bijve tė Amonit dhe pėr tė rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti nė Jeruzalem. 

2

  Njė mbrėmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi tė shėtisė nė taracėn e pallatit mbretėror. Nga taraca pa njė grua qė po bėnte banjo; dhe gruaja ishte shumė e bukur. 

3

  Kėshtu Davidi dėrgoi tė kėrkojė informata pėr gruan; dhe i thanė: "Éshtė Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkėshortja e Hiteut Uriah". 

4

  Davidi dėrgoi lajmėtarė pėr ta marrė; kėshtu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra nė shtrat me tė; pastaj u pastrua nga papastėrtia e saj dhe u kthye nė shtėpinė e vet. 

5

  Gruaja mbeti me barrė dhe ia njoftoi Davidit, duke i thėnė: "Jam me barrė". 

6

  Atėherė Davidi dėrgoi t`i thotė Joabit: "Dėrgomė Hiteun Uriah". Dhe Joabi dėrgoi Uriahun te Davidi. 

7

  Kur Uriahu arriti tek ai, Davidi e pyeti pėr gjendjen shėndetsore tė Joabit dhe tė popullit, dhe si shkonte lufta. 

8

  Pastaj Davidi i tha Uriahut: "Zbrit nė shtėpinė tėnde dhe laji kėmbėt". Uriahu doli nga shtėpia e mbretit dhe i nisėn njė dhuratė nga ana e mbretit. 

9

  Por Uriahu fjeti te porta e shtėpisė sė mbretit bashkė me tėrė shėrbėtorėt e zotėrisė sė tij dhe nuk zbriti nė shtėpinė e tij. 

10

  Kur e njoftuan Davidin pėr kėtė gjė dhe i thanė: "Uriahu nuk zbriti nė shtėpinė e tij". Davidi i tha Uriahut: "A nuk vjen vallė nga njė udhėtim? Pse, pra, nuk zbrite nė shtėpinė tėnde?". 

11

  Uriahu iu pėrgjigj Davidit: "Arka, Izraeli dhe Juda banojnė nė ēadra, zotėria im Joab dhe shėrbėtorėt e zotėrisė tim e kanė ngritur kampin e tyre nė fushė tė hapur. Si mund tė hyj unė nė shtėpinė time pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė? Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė ti rron dhe qė rron shpirti yt, unė nuk do ta bėj kėtė gjė!". 

12

  Atėherė Davidi i tha Uriahut: "Qėndro edhe sot kėtu, nesėr do tė tė lė tė shkosh". Kėshtu Uriahu qėndroi nė Jeruzalem atė ditė dhe ditėn tjetėr. 

13

  Davidi e ftoi pastaj tė hajė e tė pijė bashkė me tė dhe e dehu. Por nė mbrėmje Uriahu doli pėr tė shkuar nė shtrojėn e tij bashkė me shėrbėtorėt e zotėrisė sė tij dhe nuk zbriti nė shtėpinė e tij. 

14

  Tė nesėrmen nė mėngjes, Davidi i shkroi njė letėr Joabit dhe ia dėrgoi me anė tė Uriahut. 

15

  Nė letėr kishte shkruar kėshtu: "Vendoseni Uriahun nė vijė tė parė, ku beteja ėshtė mė e ashpėr, pastaj tėrhiquni nga ai, me qėllim qė tė goditet dhe tė vdesė". 

16

  Ndėrsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun nė vendin ku e dinte se kishte njerėz trima. 

17

  Banorėt e qytetit bėnė njė dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shėrbėtorėt e Davidit ranė dhe vdiq edhe Hiteu Uriah. 

18

  Atėherė Joabi dėrgoi njė lajmėtar pėr t`i njoftuar Davidit tėrė ngjarjet e luftės, 

19

  dhe i dha lajmėtarit kėtė urdhėr: "Kur tė kesh mbaruar sė treguari mbretit tėrė ngjarjet e luftės, 

20

  nė qoftė se ai zemėrohet dhe tė thotė: "Pse iu afruat qytetit pėr tė luftuar? A nuk e dinit qė do tė gjuanin nga muret lart? 

21

  Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe njė grua qė i hodhi njė gur nga muret, dhe kėshtu ai vdiq nė Thebets?. Sepse ju jeni afruar te murėt?", atėherė ti do tė thuash: "Vdiq edhe shėrbėtori yt Hiteu Uriah"". 

22

  Kėshtu lajmėtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit tė gjitha ato qė Joabi e kishte ngarkuar tė thoshte. 

23

  Lajmėtari i tha Davidit: "Armiqtė patėn epėrsi mbi ne dhe bėnė njė dalje kundėr nesh nė fushė tė hapur, por ne i sprapsėm deri nė hyrjen e portės; 

24

  atėherė harkėtarėt gjuajtėn mbi shėrbėtorėt e tu nga lartėsia e mureve dhe disa shėrbėtorė tė mbretit vdiqėn, dhe vdiq edhe shėrbėtori yt, Hiteu Uriah". 

25

  Atėherė Davidi i tha lajmėtarit: "Do t`i thuash kėshtu Joabit: "Mos u hidhėro pėr kėtė gjė, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forcė mė tė madhe kundėr qytetit dhe shkatėrroje". Dhe ti jepi zemėr". 

26

  Kur gruaja e Uriahut dėgjoi qė burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi pėr bashkėshortin e saj. 

27

  Me tė mbaruar zija, Davidi dėrgoi ta marrė dhe e priti nė shtėpinė e tij. Ajo u bė gruaja e tij dhe i lindi njė djalė. Por ajo qė Davidi kishte bėrė nuk i pėlqeu Zotit. 

2 i Samuelit 12

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: