Albanian Bible

1 i Mbretėrve 17

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 18

1

  Shumė kohė mė vonė, gjatė vitit tė tretė, fjala e Zotit iu drejtua Elias, duke i thėnė: "Shko dhe paraqitu te Ashabi dhe unė do tė dėrgoj shiun mbi vendin". 

2

  Elia shkoi tė paraqitet te Ashabi. Atėherė nė Samari kishte pllakosur njė zi e madhe e bukės. 

3

  Ashabi dėrgoi tė thėrrasė Abdian, qė ishte mexhordomi i tij. (Abdia kishte frikė tė madhe nga Zoti; 

4

  kėshtu, kur Jezebeli shfaroste profetėt e Zotit, Abdia mori njėqind profetė dhe fshehu pesėdhjetė prej tyre nė njė shpellė, duke i furnizuar me bukė dhe ujė). 

5

  Ashabi i tha Abdias: "Shko nėpėr vendin nė drejtim tė tė gjitha burimeve dhe rrjedhave ujore; ndofta do tė gjejmė bar tė mjaftueshėm pėr tė mbajtur gjallė kuajt dhe mushkat dhe nuk do tė detyrohemi tė vrasim asnjė nga kafshėt tona". 

6

  Kėshtu e ndanė vendin qė do tė pėrshkohej; Ashabi shkoi vetėm nga njė anė dhe Abdia vetėm nga ana tjetėr. 

7

  Ndėrsa Abdia po udhėtonte, ja ku doli pėrpara Elia; Abdiu e njohu dhe u shtri me fytyrė pėr tokė pėrpara tij, duke thėnė: "Ti je zotėria im Elia?". 

8

  Ai u pėrgjigj: "Jam unė; shko e i thuaj zotėrisė sate: Elia ėshtė kėtu". 

9

  Por Abdia u pėrgjigj: Ēfarė mėkati kam kryer qė ti dorėzon shėrbėtorin tėnd nė duart e Ashabit qė ai tė shkaktojė vdekjen time? 

10

  Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti, Perėndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretėri nė tė cilin zoti im nuk ka dėrguar njerėz tė tė kėrkojnė; dhe kur thonin: "Nuk ėshtė kėtu", ai i vinte tė betoheshin mbretėrinė dhe kombin qė nuk kishin mundur tė tė gjenin. 

11

  Dhe tani ti thua: "Shko t`i thuash zotėrisė sate: Elia ėshtė kėtu!". 

12

  Por do tė ndodh qė sapo tė largohem prej teje, Fryma e Zotit do tė tė ēojė nė njė vend tė panjohur nga unė; kėshtu unė do tė shkoj t`ia njoftoj Ashabit, dhe ky, duke mos tė gjetur, do tė mė vrasė. Dhe shėrbėtori yt i druhet Zotit qė i ri! 

13

  A nuk i kanė njoftuar zotėrisė sime atė qė unė kam bėrė kur Jezebeli vriste profetėt e Zotit? Si fsheha njėqind nga kėta profetė tė Zotit, pesėdhjetė nė njė shpellė dhe pesėdhjetė nė njė tjetėr, duke i furnizuar me bukė dhe me ujė? 

14

  Dhe tani ti thua: "Shko t`i thuash zotėrisė sate: Elia ėshtė kėtu!". Por ai do tė mė vrasė". 

15

  Atėherė Elia u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė rron Zoti i ushtrive nė prani tė tė cilit ndodhem, sot do tė paraqitem te Ashabi". 

16

  Abdia, pra, shkoi tė kėrkojė Ashabin dhe i njoftoi ēėshtjen, dhe Ashabi i doli pėrpara Elias. 

17

  Me ta parė Elian i tha: "Ti je pikėrisht ai qė e bėn rrėmujė Izraelin?". 

18

  Elia u pėrgjigj: "Nuk jam unė qė e bėj rrėmujė Izraelin, por ti dhe shtėpia e atit tėnd, sepse keni braktisur urdhėrimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalėve. 

19

  Prandaj dėrgo tani tė thėrrasin tėrė Izraelin pranė meje nė malin Karmel, bashkė me katėrqind e pesėdhjetė profetėt e Baalit dhe katėrqind profetėt e Asherahut qė hanė nė tryezėn e Jezebelit". 

20

  Kėshtu Ashabi dėrgoi e thirri tėrė bijtė e Izraelit dhe i mblodhi profetėt nė malin Karmel. 

21

  Atėherė Elia iu afrua tėrė popullit dhe tha: "Deri kur do tė lėkundeni midis dy mendimeve? Nė qoftė se Zoti ėshtė Perėndia, shkoni pas tij; por nė qoftė se pėrkundrazi ėshtė Baali, atėherė ndiqni atė". Populli nuk tha asnjė fjalė. 

22

  Atėherė Elia i tha popullit: "Kam mbetur vetėm unė nga profetėt e Zotit, ndėrsa profetėt e Baalit janė katėrqind e pesėdhjetė. 

23

  Le tė na jepen dy dema tė rinj; ata tė zgjedhin njė dem pėr veten e tyre, le ta copėtojnė dhe ta vėnė mbi drutė pa i ndezur ato; unė do tė pėrgatis demin tjetėr dhe do ta vendos mbi drutė pa i ndezur ato. 

24

  Ju do t`i bėni thirrje perėndisė suaj dhe unė do tė thėrres Zotin; perėndia qė do tė pėrgjigjet me anė tė zjarrit ėshtė Perėndia". Tėrė populli u pėrgjigj dhe tha: "E the bukur!". 

25

  Atėherė Elia u tha profetėve tė Baalit: "Zgjidhni njė dem tė ri dhe pėrgatiteni tė parėt sepse jeni mė shumė; pastaj kėrkoni ndihmėn e perėndisė suaj, pa e ndezur zjarrin". 

26

  Kėshtu ata morėn demin qė u dhanė dhe e pėrgatitėn; pastaj pėrmendėn emrin e Baalit nga mėngjesi deri nė drekė, duke thėnė: "O Baal, na u pėrgjigj!". Por nuk u dėgjua asnjė zė dhe asnjeri nuk u pėrgjigj; ndėrkaq ata kėrcenin rreth altarit qė kishin ndėrtuar. 

27

  Nė mesditė Elia filloi tė tallet me ta dhe tha: "Ulėrini mė fort sepse ai ėshtė zoti; ndofta ėshtė duke menduar thellė, ose ėshtė i zėnė me punė ose udhėton, ose ka rėnė nė gjumė e duhet zgjuar". 

28

  Dhe kėshtu ata filluan tė ulėrijnė mė fort dhe tė priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve qė kishin, deri sa tė kullonin gjak. 

29

  Me tė kaluar mesdita, ata bėnė profeci deri nė kohėn qė ofrohej blatimi; por nuk u dėgjua asnjė zė, asnjeri nuk u pėrgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin. 

30

  Atėherė Elia i tha tėrė popullit: "Afrohuni pranė meje!". Kėshtu tėrė populli iu afrau dhe ai ndreqi altarin e Zotit qė e kishin prishur. 

31

  Pastaj Elia mori dymbėdhjetė gurė, sipas numrit tė fiseve tė bijve tė Jakobit, tė cilit Zoti i kishte thėnė: "Emri yt do tė jetė Izrael". 

32

  Me gurėt ndėrtoi njė altar nė emėr tė Zotit dhe hapi njė gropė rreth tij me njė kapacitet prej dy masash gruri. 

33

  Pastaj rregulloi drutė, copėtoi demin dhe e vuri mbi drutė. Dhe tha: "Mbushni katėr enė me ujė dhe i derdhni mbi olokaustin dhe mbi drutė". 

34

  Pėrsėri tha: "Bėjeni njė herė tė dytė". Dhe ata e bėnė njė herė tė dytė. Ai tha akoma: "Bėjeni pėr tė tretėn herė". Dhe ata e bėnė pėr tė tretėn herė. 

35

  Uji rridhte rreth altarit dhe ai mbushi me ujė edhe gropėn. 

36

  Nė orėn qė ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: "O Zot, Perėndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro nė mėnyrė tė tillė qė tė dihet qė ti je Perėndi nė Izrael, qė unė jam shėrbėtori yt qė i bėra tėrė kėto gjėra me urdhrin tėnd. 

37

  Pėrgjigjmu, o Zot, pėrgjigjmu, qė ky popull tė pranojė qė ti, o Zot, je Perėndia, dhe ke bėrė tė kthehen te ti zemrat e tyre". 

38

  Atėherė ra zjarri i Tzotit dhe konsumoi olokaustin, drutė, gurėt dhe pluhurin, si dhe thau ujin qė ishte nė gropė. 

39

  Para kėsaj pamjeje tėrė populli u shtri me fytyrėn pėr tokė dhe tha: "Zoti ėshtė Perėndia!. 

40

  Pastaj Elia u tha atyre: "Zini Profetėt e Baalit; mos lini t`ju ikė as edhe njė!". Kėshtu ata i kapėn dhe Elia i zbriti nė pėrruan Kishon, ku i theri. 

41

  Pastaj Elia i tha Ashabit: "Ngjitu, ha dhe pi, sepse dėgjohet qė tani zhurma e njė shiu tė madh". 

42

  Kėshtu Ashabi u ngjit pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė; por Elia u ngjit nė majė tė Karmelt, u pėrkul deri nė tokė dhe vuri fytyrėn midis gjunjėve, 

43

  dhe i tha shėrbėtorit tė tij: "Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!". Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjė". Elia i tha: "Kthehu tė shikosh, shtatė herė". 

44

  Herėn e shtatė shėrbėtori tha: "Éshtė njė re e vogėl, e madhe si pėllėmba e njė dore qė ngjitet nga deti". Atėherė Elia tha: "Shko dhe i thuaj Ashabit: "Lidhi kuajt nė qerre dhe zbrit para se tė tė zėrė shiu"". 

45

  Brenda njė kohe tė shkurtėr qielli u errėsua pėr shkak tė reve e tė erės, dhe ra njė shi i madh. Kėshtu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi nė Jezreel. 

46

  Dora e Zotit ishte mbi Elian, qė shtrėngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri nė hyrje tė Jezreelit. 

1 i Mbretėrve 19

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: