Albanian Bible

1 i Mbretėrve 19

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 20

1

  Ben-Hadadi, mbret i Sirisė, mblodhi tėrė ushtrinė e tij; me tė ishin tridhjetė e dy mbretėr me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinė dhe e sulmoi. 

2

  Pastaj i dėrgoi lajmėtarė nė qytet Ashabit, mbretit tė Izraelit, pėr t`i thėnė: 

3

  "Kėshtu thotė Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari yt janė tė mitė, po kėshtu bashkėshortet e tua dhe bijtė e tu mė tė mirė janė tė mitė"". 

4

  Mbreti i Izraelit u pėrgjigj: "Éshtė ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unė dhe tėrė ato qė kam jemi tė tutė". 

5

  Lajmėtarėt e kthyen pėrsėri dhe thanė: "Kėshtu flet Ben-Hadadi: "Unė tė ēova fjalė se duhet tė mė japėsh argjendin dhe arin tėnd, gratė e tua dhe bijtė e tu; 

6

  por nesėr, nė kėtė orė, do tė dėrgoj te ti shėrbėtorėt e mi, tė cilėt do tė bastisin shtėpinė tėnde dhe shtėpinė e shėrbėtorėve tė tu; ata do tė marrin tė gjitha gjėrat qė janė me tė shtrenjta pėr ty"". 

7

  Atėherė mbreti i Izraelit thirri tėrė pleqtė e vendit dhe u tha: "Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kėrkon shkatėrrimin tonė, sepse mė ka dėrguar tė kėrkojė gratė e mia dhe bijtė e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unė nuk i kam refuzuar asgjė". 

8

  Tėrė pleqtė dhe tėrė populli thanė: "Mos e dėgjo dhe mos prano". 

9

  Ashabi iu pėrgjigj pastaj lajmėtarėve tė Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Tė gjitha gjėrat qė i kėrkove shėrbėtorit tėnd herėn e parė do t`i bėj, por kėtė nuk mund ta bėj"". Kėshtu lajmėtarėt shkuan t`i njoftojnė pėrgjigjen Ben-Hadadit. 

10

  Atėherė Ben-Hadadi i ēoi fjalė Ashabit: "Perėnditė tė mė bėjnė kėshtu dhe mė keq nė rast se pluhuri i Samarisė do tė mjaftojė qė tė mbushin grushtat tėrė njerėzit qė mė pasojnė!". 

11

  Mbreti i Izraelit u pėrgjigj: "I thoni: "Ai qė ka armaturėn nė trup tė mos lavdėrohet si ai qė e heq"". 

12

  Kur Ben-Hadadi mori kėtė pėrgjigje, ai ndodhej bashkė me mbretėrit duke pirė nė ēadrat, dhe u tha shėrbėtorėve tė tij: "Bėhuni gati pėr mėsymje!". Kėshtu ata u pėrgatitėn pėr tė sulmuar qytetin. 

13

  Por ja qė njė profet iu afrua Ashabit, mbretit tė Izraelit, dhe i tha: "Kėshtu thotė Zoti: "E shikon kėtė turmė tė madhe? Ja, qė sot unė do ta lė nė dorėn tėnde dhe kėshtu do tė mėsosh qė unė jam Zoti"". 

14

  Ashabi i tha: "Me anė tė kujt?". Ai u pėrgjigj: "Kėshtu thotė Zoti: "Me anė tė tė rinjve nė shėrbim tė krerėve tė krahinave"". Ashabi tha: Kush do ta fillojė betejėn?". Profeti u pėrgjigj: "Ti". 

15

  Atėherė Ashabi kaloi nė revistė tė rinjtė qė ishin nė shėrbim tė krerėve tė krahinave; ata ishin dyqind e tridhjetė e dy veta. Pastaj kaloi nė revistė tėrė popullin, tėrė bijtė e Izraelit; ishin shtatė mijė veta. 

16

  Nė mesditė bėnė njė dalje, ndėrsa Ben-Hadadi ishte duke pirė dhe duke u dehur bashkė me tridhjetė e dy mbretėrit qė i kishin ardhur nė ndihmė. 

17

  Tė rinjtė nė shėrbim tė krerėve tė krahinave dolėn tė parėt. Ben-Hadadi dėrgoi njerėz pėr tė parė dhe ata i njoftuan: "Nga Samaria kanė dalė disa njerėz". 

18

  Mbreti tha: "Nė rast se kanė dalė me qėllime paqėsore, i zini tė gjallė; nė qoftė se kanė dalė pėr tė luftuar, i zini gjithashtu tė gjallė". 

19

  Kėshtu tė rinjtė nė shėrbim tė krerėve tė krahinave dolėn nga qyteti bashkė me ushtrinė qė i pasonte, 

20

  dhe secili prej tyre vrau nga njė njeri. Kėshtu Sirėt ua mbathėn kėmbėve dhe Izraelitėt i ndoqėn; dhe Ben-Hadadi, mbret i Sirisė, iku me kalė bashkė me disa kalorės. 

21

  Edhe mbreti i Izraelit mori pjesė nė luftimet, shkatėrroi kuaj dhe qerre dhe u shkaktoi Sirėve njė disfatė tė madhe. 

22

  Atėherė profeti iu afrua mbretit tė Izraelit dhe i tha: "Shko, pėrforcohu dhe mendo mirė atė qė duhet tė bėsh, sepse mbas njė viti mbreti i Sirisė do tė tė sulmojė". 

23

  Shėrbėtorėt e mbretit tė Sirisė i thanė: "Perėndia i tyre ėshtė Perėndia i maleve; prandaj ata qenė mė tė fortė se ne; por nė rast se ndeshemi nė fushė, ne do tė jemi me siguri mė tė fortė. 

24

  Prandaj vepro kėshtu: tėrė mbretėrve hiqua komandėn qė kanė dhe nė vend tė tyre cakto kapedanė. 

25

  Mblidh njė ushtri baras me atė qė ke humbur, me po aq kuaj dhe qerre; pastaj do tė ndeshemi nė fushė dhe me siguri do tė jemi mė tė fortė se ata". Ai pranoi kėshillėn e tyre dhe veproi ashtu siē i thanė. 

26

  Pas njė viti Ben-Hadadi kaloi nė revistė Sirėt dhe doli nė drejtim tė Afekut pėr tė luftuar Izraelin. 

27

  Edhe bijtė e Izraelit u thirrėn pėr t`u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisėn kundėr Sirėve dhe ngritėn kampin e tyre pėrballė tyre; dukeshin si dy kope tė vogla dhish, ndėrsa Sirėt e kishin mbushur vendin. 

28

  Atėherė njė njeri i Perėndisė iu afrua mbretit tė Izraelit dhe i tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Me qenė se Sirėt kanė thėnė: Zoti ėshtė Perėndia i maleve dhe nuk ėshtė Perėndia i luginave unė do tė jap nė duart e tua tėrė kėtė mizėri tė madhe; dhe ju do tė mėsoni qė unė jam Zoti"". 

29

  Shtatė ditė me radhė qėndruan nė kampet e tyre njeri pėrballė tjetrit, por ditėn e shtatė filloi beteja dhe bijtė e Izraelit vranė brenda njė dite tė vetme njėqind mijė kėmbėsorė sirė. 

30

  Ata qė shpėtuan ikėn nė qytetin e Afekut, ku muret ranė mbi njėzet e shtatė mijė prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi nė qytet pėrt`u fshehur nė njė dhomė tė brendshme. 

31

  Shėrbėtorėt e tij i thanė: "Ja, kemi dėgjuar tė thuhet qė mbretėrit e shtėpisė sė Izraelit janė zemėrbutė; prandaj tė veshim thasė dhe tė vėmė litarė nė qafė dhe tė dalim tė presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka pėr tė na lėnė tė gjallė". 

32

  Kėshtu ata u veshėn me thasė dhe vunė litarė nė qafė, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanė: "Shėrbėtori yt Ben-Hadadi thotė: "Tė lutem, lėrmė tė gjallė"". Ashabi u pėrgjigj: "Éshtė ende gjallė? Ai ėshtė vėllai im". 

33

  Kėta njerėz e muarrėn kėtė si shenjė tė mbarė dhe nxituan tė kėrkonin vėrtetimin e kėsaj thėnie, duke thėnė: "Ben-Hadadi ėshtė, pra, vėllai yt!". Ai u pėrgjigj: "Shkoni ta merrni". Kėshtu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, qė e hipi nė qerren e tij. 

34

  Atėherė Ben-Hadadi i tha: "Unė do tė tė kthej qytetet qė ati im i hoqi atit tėnd; dhe kėshtu ti do tė vendosėsh tregje nė Damask, ashtu si kishte bėrė im atė nė Samari". Ashabi i tha: "Me kėtė kusht do tė tė lė tė ikėsh"; kėshtu Ashabi lidhi njė besėlidhje me tė dhe e la tė ikė. 

35

  Atėherė njė nga bijtė e profetėve i tha shokut tė tij me urdhėr tė Zotit: "Mė godit!". Por ky nuk pranoi ta godasė. 

36

  Atėherė i pari i tha: "Me qenė se nuk iu binde zėrit tė Zotit, sapo tė largohesh nga unė njė luan do tė tė vrasė". Kėshtu, me t`u larguar nga ai, doli njė luan dhe e vrau. 

37

  Pastaj profeti gjeti njė njeri dhe i tha: "Mė godit!". Ky e rrahu dhe e plagosi. 

38

  Atėherė profeti shkoi ta presė mbretin nė rrugė, duke u maskuar me njė rryp pėlhure mbi sytė. 

39

  Kur po kalonte mbreti, i thirri dhe i tha: "Shėrbėtori yt u fut nė mes tė betejės, kur dikush u tėrhoq mėnjanė dhe mė solli njė njeri, duke mė thėnė: "Ruaje kėtė njeri; nė rast se vritet, do ta paguash me jetėn tėnde ose do tė paguash njė talent argjendi". 

40

  Ndėrsa shėrbėtori yt ishte i zėnė sa andej e kėtej, ai person u zhduk". Mbreti i Izraelit i tha: "Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetė". 

41

  Atėherė ai hoqi me nxitim nga sytė rripin e pėrlhurės dhe mbreti i Izraelit e pa qė ishte njė nga profetėt. 

42

  Pastaj profeti i tha mbretit: "Kėshtu thotė Zoti: "Me qenė se e le tė tė shpėtojė nga dora njeriun qė kisha caktuar tė shfarosej, jeta jote ka pėr tu paguar pėr tė tijėn dhe populli yt pėr popullin e tij". 

43

  Kėshtu mbreti i Izraelit u kthye nė shtėpinė e tij i hidhėruar dhe i zemėruar, dhe shkoi nė Samari. 

1 i Mbretėrve 21

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: