Albanian Bible

2 i Mbretėrve 5

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 6

1

  Dishepujt e profetėve i thanė Eliseut: "Ja, vendi ku ne banojmė me ty ėshtė tepėr i vogėl pėr ne. 

2

  Na lėr tė shkojmė deri nė Jordan: atje secili prej nesh do tė gjejė njė tra dhe do tė bėjmė njė vend pėr tė banuar". Eliseu u pėrgjigj: "Shkoni". 

3

  Njėri prej tyre tha: "Tė lutem, prano tė vish edhe me shėrbėtorėt e tu". Ai u pėrgjigj: "Do tė vij". 

4

  Kėshtu ai shkoi me ata. Kur arritėn nė Jordan, filluan tė presin disa drurė. 

5

  Ndėrsa njeri prej tyre po i binte njė trungu, hekuri i sėpatės i ra nė ujė. Ai filloi tė bėrtasė dhe tha: "Oh, o imzot, kėtė e kisha marrė hua". 

6

  Njeriu i Perėndisė pyeti: "Ku ka rėnė?". Ai i tregoi vendin. Atėherė Eliseu preu njė copė druri, e hodhi nė atė pikė dhe nxorri nė sipėrfaqe hekurin. 

7

  Pastaj tha: "Merre". Kėshtu ai shtriu dorėn dhe e mori. 

8

  Ndėrsa mbreti i Sirisė ishte nė luftė kundėr Izraelit, duke u kėshilluar me shėrbėtorėt e tij, ai tha: "Kampi im do tė jetė nė filan vend". 

9

  Atėherė njeriu i Perėndisė dėrgoi t`i thotė mbretit tė Izraelit: "Mos trego pakujdesi pėr filan vend, sepse aty po zbresin Sirėt". 

10

  Prandaj mbreti i Izraelit dėrgoi njerėz nė vendin qė njeriu i Perėndisė i kishte treguar dhe e kishte paralajmėruar tė tregohej i kujdesshėm. Kėshtu ai u tregua vigjilent ndaj kėtij vendi dhe kjo ndodhi jo vetėm njė a dy herė. 

11

  Shumė i tronditur nė zemėr tė tij pėr kėtė gjė, mbreti i Sirisė mblodhi shėrbėtorėt e tij dhe u tha: "A dini tė mė thoni se kush nga tanėt mban anėn e mbretit tė Izraelit?". 

12

  Njė nga shėrbėtorėt e tij u pėrgjigj: "Asnjeri, o mbret, imzot, por Eliseu, profeti qė ndodhet nė Izrael, i bėn tė njohur mbretit tė Izraelit bile edhe fjalėt qė ti thua nė dhomėn e gjumit". 

13

  Atėherė mbreti tha: "Shkoni tė shihni se ku ėshtė, qė tė mund tė dėrgoj njerėz pėr ta marrė". I bėnė kėtė njoftim: "Ja, ndodhet nė Dothan". 

14

  Kėshtu mbreti dėrgoi aty kuaj, qerre dhe njė ushtri tė madhe; kėta arritėn natėn dhe rrethuan qytetin. 

15

  Tė nesėrmen shėrbėtori i njeriut tė Perėndisė u ngrit nė mėngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga njė ushtri me kuaj dhe kalorės. Atėherė shėrbėtori i tij i tha: "Oh, ē`do tė bėjmė, imzot?". 

16

  Ai u pėrgjigj: "Mos ki frikė, sepse ata qė janė me ne, janė mė tė shumtė se ata qė janė me ta". 

17

  Pastaj Eliseu u lut dhe tha: "O Zot, tė lutem, hap sytė e tij qė tė mund tė shohė". Atėherė Zoti ia hapi sytė tė riut dhe ai pa; dhe ja, mali ishte plot me kuaj dhe me qerre tė zjarrta rreth e qark Eliseut. 

18

  Ndėrsa Sirėt po zbrisnin nė drejtim tė Eliseut, ky iu lut Zotit dhe i tha: "Tė lutem, goditi kėta njerėz me verbėri". Dhe ai i verboi sipas fjalės sė Eliseut. 

19

  Atėherė Eliseu u tha atyre: "Nuk ėshtė kjo rruga dhe nuk ėshtė ky qyteti; ejani pas meje dhe unė do t`ju ēoj te njeriu qė kėrkoni". I ēoi pastaj nė Samari. 

20

  Kur arritėn nė Samari, Eliseu tha: "O Zot, hapua sytė qė tė shohin". Zoti ua hapi sytė dhe ata panė; ja, ndodheshin brenda nė Samari. 

21

  Kur mbreti i Izraelit i pa, i tha Eliseut: "O ati im, duhet t`i vras? A duhet t`i vras? 

22

  Ai u pėrgjigj: "Mos i vrit! A do tė vrisje, vallė ata qė ke zėnė robėr me shpatėn dhe me harkun tėnd? Vėru pėrpara bukė dhe ujė, qė tė hanė dhe tė pinė dhe pastaj tė kthehen te zotit tė tyre". 

23

  Atėherė ai pėrgatiti pėr ta njė banket tė madh. Pasi hėngrėn dhe pinė, u ndame ta dhe ata u kthyen pėrsėri te zotit tė tyre. Kėshtu bandat e Sirėve nuk erdhėn mė tė bėjnė sulme nė territorin e Izraelit. 

24

  Mbas kėtyre ngjarjeve ndodhi qė Ben Hadadi, mbret i Sirisė, mblodhi tėrė ushtrinė e tij dhe u nis kundėr Samarisė pėr ta rrethuar. 

25

  Nė Samari ra njė zi e madhe; rrethimi i Sirėve qe aq i fortė sa njė kokė gomari shitej tetėdhjetė sikla argjendi dhe njė ēerek kabi glasash pėllumbi pesė sikla argjendi. 

26

  Kur mbreti i Izraelit po kalonte mbi muret, njė grua i bėrtiti dhe i tha: "Ndihmė, o mbret, o imzot!". 

27

  Ai iu pėrgjigj: "Nė rast se nuk tė ndihmon Zoti, ku mund ta gjej unė ndihmėn pėr ty? Mos vallė me prodhimet e lėmit dhe tė troullit?". 

28

  Pastaj mbreti shtoi: "Ēfarė ke?". Ajo u pėrgjigj: "Kjo grua mė tha: "Mė jep djalin tėnd qė ta hamė sot; djalin tim do ta hamė nesėr". 

29

  Kėshtu e gatuam djalin tim dhe e hėngrėm. Tė nesėrmen i thashė: "Mė jep djalin tėnd qė ta hamė". Por ajo e fshehu djalin e saj". 

30

  Kur mbreti dėgjoi kėto fjalė tė gruas, grisi rrobat e tij. Ndėrsa kalonte mbi muret, populli shikoi, dhe ja, ai kishte njė grathore mbi lėkurė. 

31

  Atėherė mbreti tha: "Perėndia tė mė bėjė kėtė dhe mė keq, nė qoftė se sot koka e Eliseut, birit tė Shafatit, ka pėr tė mbetur akoma mbi supet e tij!". 

32

  Eliseu po rrinte ulur nė shtėpinė e tij dhe me tė ishin ulur pleqtė. Mbreti dėrgoi para tij njė njeri; por para se lajmėtari tė arrinte tek ai, ai u tha pleqve: "A e shikoni se ky bir vrasėsi ka dėrguar njė person pėr tė mė prerė kokėn? Kini kujdes, kur tė arrijė lajmėtari, mbyllni portėn dhe bllokojeni te porta. A nuk dėgjohet prapa tij vallė, zhurma e hapave tė zotit tė tij?". 

33

  Ndėrsa ai vazhdonte tė fliste akoma me ta, ja ku zbriti tek ai lajmėtari. Atėherė mbreti tha: "Ja, kjo fatkeqėsi vjen nga Zoti; ēfarė mund tė shpresoj akoma unė nga Zoti?". 

2 i Mbretėrve 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: