Albanian Bible

Ester 10

Jobi

Return to Index

Chapter 1

1

  Nė vendin e Uzit ishte njė njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershėm dhe i drejtė, kishte frikė nga Perėndia dhe i largohej sė keqes. 

2

  I kishin lindur shtatė bij dhe tri bija. 

3

  Veē kėsaj zotėronte shtatė mijė dele, tre mijė deve, pesėqind pendė qe, pesėqind gomarė dhe njė numėr shumė tė madh shėrbėtorėsh. Kėshtu ky njeri ishte mė i madhi ndėr tė gjithė njerėzit e Lindjes. 

4

  Bijtė e tij kishin zakon tė shkonin pėr banket nė shtėpinė e secilit ditėn e cakuar; dhe dėrgonin tė thėrrisnin tri motrat e tyre, qė tė vinin tė hanin dhe tė pinin bashkė me ta. 

5

  Kur mbaronte seria e ditėve tė banketit, Jobi i thėrriste pėr t`i pastruar; ngrihej herėt nė mėngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit tė gjithė atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtė e mi kanė mėkatuar dhe e kanė blasfemuar Perėndinė nė zemrėn e tyre". Kėshtu bėnte Jobi ēdo herė. 

6

  Njė ditė ndodhi qė bijtė e Perėndisė shkuan tė paraqiten para Zotit, dhe ndėr ta shkoi edhe Satanai. 

7

  Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e pėrshkruar lart e poshtė". 

8

  Zoti i tha Satanait: "E ke vėnė re shėrbėtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjė tjetėr si ai qė tė jetė i ndershėm, i drejtė, tė ketė frikė nga Perėndia dhe t`i largohet sė keqes". 

9

  Atėherė Satanai iu pėrgjigj Zotit dhe tha: "Vallė mė kot Jobi ka frikė nga Perėndia? 

10

  A nuk ke vėnė ti njė mbrojtje rreth tij, rreth shtėpisė sė tij dhe tė gjitha gjėrave qė ai zotėron? Ti ke bekuar veprėn e duarve tė tij dhe bagėtia e tij ėshtė shtuar shumė nė vend. 

11

  Por shtri dorėn tėnde dhe preki tė gjitha ato qė ai zotėron dhe ke pėr tė parė po nuk tė mallkoi ai haptazi". 

12

  Zoti i tha Satanait: "Ja, tė gjitha ato qė ai zotėron janė nė pushtetin tėnd, por mos e shtri dorėn mbi personin e tij". Kėshtu Satanai u largua nga prania e Zotit. 

13

  Kėshtu njė ditė ndodhi qė, ndėrsa bijtė e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verė nė shtėpinė e vėllait tė tyre mė tė madh, erdhi nga Jobi njė lajmėtar pėr t`u thėnė: 

14

  Qetė po lėronin dhe gomarėt po kullotnin aty afėr, 

15

  kur Sabejtė u sulėn mbi ta, i morėn me vete dhe vranė me shpatė shėrbėtorėt. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them". 

16

  Ai ishte duke folur ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Zjarri i Perėndisė ra nga qielli, zuri delet dhe shėrbėtorėt dhe i ka pėrpirė. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them". 

17

  Ai ishte duke folur, ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Kaldeasit kanė formuar tri banda, u sulėn mbi devetė dhe i morėn me vete, vranė me shpatė shėrbėtorėt. Vetėm unė shpėtova pėr tė ardhur tė ta them". 

18

  Ai ishte duke folur, ende, kur arriti njė tjetėr dhe tha: "Bijtė e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrėnė dhe duke pirė verė nė shtėpinė e vėlliat tė tyre mė tė madh, 

19

  kur papritur njė erė e furishme, qė vinte nga shkretėtira, ra nė tė katėr qoshet e shtėpisė e cila u shemb mbi tė rinjtė, dhe ata vdiqėn. Vetėm unė shpėtova dhe erdha tė ta them". 

20

  Atėherė Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokėn; pastaj ra pėmbys dhe adhuroi, 

21

  dhe tha: "Lakuriq dolla nga barku i nėnės sime dhe lakuriq do tė kthehem. Zoti ka dhėnė dhe Zoti ka marrė. Qoftė i bekuar emri i Zotit". 

22

  Nė tė gjitha kėto Jobi nuk mėkatoi dhe nuk paditi Perėndinė pėr ndonjė padrejtėsi. 

Jobi 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: