Albanian Bible

Jobi 40

Jobi

Return to Index

Chapter 41

1

  A mund ta nxjerrėsh Leviathanin me grep ose tė mbash tė palėvizur gjuhėn e tij me njė litar? 

2

  A mund t`i vėsh njė xunkth nė flegrat e hundės ose t`i shposh nofullėn me njė ēengel? 

3

  A do tė tė lutet ai sė tepėrmi apo do tė tė drejtojė fjalė tė ėmbla? 

4

  A do tė lidhė njė besėlidhje me ty, qė ti ta marrėsh si shėrbėtor pėr gjithnjė? 

5

  A do tė lozėsh me tė si me njė zog apo do ta mbash lidhur pėr vajzat e tua? 

6

  Miqtė e tu do tė bėjnė me tė takime tė mrekullueshme apo do ta ndajnė vallė midis tregtarėve? 

7

  A mund tė mbulosh lėkurėn e tij me shigjeta dhe kokėn e tij me fuzhnja? 

8

  Vėri duart mbi trupin e tij; do tė tė kujtohet luftimi dhe nuk ke pėr ta rifilluar. 

9

  Ja, shpresa e atij qė e sulmon ėshtė e rreme; mjafton ta shikosh dhe tė zė tmerri. 

10

  Askush nuk ka aq guxim sa ta provokojė. Kush, pra, ėshtė nė gjendje tė qėndrojė i fortė para meje? 

11

  Kush mė ka bėrė njė shėrbim i pari qė unė duhet ta shpėrblej? Ēdo gjė nėn qiejt ėshtė imja. 

12

  Nuk do t`i kaloj nė heshtje gjymtyrėt e tij, forcėn e tij tė madhe dhe bukurinė e armaturės sė tij. 

13

  Kush mund ta zhveshė nga parzmorja e tij dhe kush mund t`i afrohet me njė fre tė dyfishtė? 

14

  Kush mund tė hapė portat e gojės sė tij, e rrethuar siē ėshtė nga tmerri i dhėmbėve tė tij? 

15

  Shumė tė bukura janė rreshtat e mburojave tė tij, tė salduara fort si prej njė vule. 

16

  Ato janė aq afėr njėra-tjetrės sa nuk kalon as ajri midis tyre. 

17

  Janė tė ngjitura njėra me tjetrėn, tė bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund tė ndahen. 

18

  Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytė e tij janė si qepallat e agimit. 

19

  Nga goja e tij dalin flakė, dalin shkėndija zjarri. 

20

  Nga flegrat e hundės sė tij del tym, si nga njė enė qė vlon ose nga njė kazan. 

21

  Fryma e tij i vė zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakė. 

22

  Forca qėndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri. 

23

  Pjesėt e flashkėta tė mishit tė tij janė fort kompakte, janė mjaft tė ngjeshura mbi tė dhe nuk lėvizin. 

24

  Zemra e tij ėshtė e fortė si njė gur, e fortė si pjesa e poshtme e mokrės. 

25

  Kur ngrihet, tė fuqishmit kanė frikė, dhe nga tmerri mbeten tė hutuar. 

26

  Shpata qė arrin nuk i bėn asgjė, e njėjta gjė ndodh me ushtėn, shigjetėn dhe shtizėn. 

27

  E quan hekurin si kashtė dhe bronzin si dru tė brejtur nga krimbi. 

28

  Shigjeta nuk e bėn tė ikė; gurėt e hobesė pėr tė janė si kallamishte. 

29

  Topuzi i duket sikur ėshtė kashtė, ai tallet me vringėllimėn e ushtės. 

30

  Poshtė ka maja tė mprehta dhe lė gjurmė si tė lesės mbi baltė. 

31

  E bėn tė ziejė humnerėn si ndonjė kazan dhe e bėn detin si tė ishte njė enė me melhem. 

32

  Lė pas vetes njė vazhdė drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat. 

33

  Mbi tokė nuk ka asgjė qė t`i ngjajė, qė tė jetė bėrė pa pasur fare frikė. 

34

  Shiko nė fytyrė tėrė njerėzit mendjemėdhenj; ai ėshtė mbret mbi tė gjitha bishat mė madhėshtore". 

Jobi 42

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: