Albanian Bible

Isaia 33

Isaia

Return to Index

Chapter 34

1

  Afrohuni, o kombe, pėr tė dėgjuar; o popuj, kini kujdes. Le tė dėgjojė toka dhe gjithēka qė ėshtė nė tė, bota dhe gjithēka qė ajo prodhon. 

2

  Sepse Zoti ėshtė zemėruar me tė gjitha kombet, ėshtė indinjuar me tė gjitha ushtritė e tyre; ai ka vendosur shkatėrrimin e tyre, i braktis nė masakėr. 

3

  Tė vrarėt e tyre do tė hidhen tutje, kufomat e tyre do tė qelben dhe malet do tė shkrihen me gjakun e tyre. 

4

  Tėrė ushtria e qiellit do tė zhduket, qiejtė do tė mblidhen rrotull si njė libėr, por tėrė ushtria e tyre do tė bjerė, ashtu si bie gjethi nga hardhia, si bie njė fryt i fishkur nga fiku. 

5

  Me qenė se shpata ime ėshtė dehur nė qiell, ja ajo po gatitet tė bjerė mbi Edomin, mbi popullin qė kam vendosur tė shfaroset, pėr tė vėnė nė vend drejtėsinė. 

6

  Shpata e Zotit ėshtė plot me gjak, ėshtė ngopur me dhjamė, me gjakun e qengjave dhe tė cjepve, me dhjamin e veshkave tė deshve; sepse Zoti bėn njė flijim nė Botsrah dhe njė kėrdi tė madhe nė vendin e Edomit. 

7

  Bashkė me ta bien buaj, mėzetėr tok me dema; toka e tyre ėshtė vaditur me gjak, pluhuri i tyre ėshtė ngopur me dhjamė. 

8

  Sepse ėshtė dita e hakmarrjes tė Zotit, viti i shpėrblimit pėr ēėshtjen e Sionit. 

9

  Pėrrenjtė do tė kthehen nė katran, pluhuri i vet nė squfur, toka e vet do tė bėhet rrėshirė e zjarrtė. 

10

  Nuk do tė shuhet as ditėn as natėn, tymi i tij do tė ngjitet pėrjetė; do tė mbetet e shkretė brez pas brezi, askush nuk do tė kalojė mbi tė. 

11

  Zotėr tė tij do tė bėhen pelikani dhe iriqi dhe do tė banojnė aty kukuvajka dhe korbi. Zoti do tė shtrijė mbi tė litarin e dėshpėrimit, plumbēen e boshllėkut. 

12

  Do t`i thėrrasin fisnikėt nė mbretėri, por nuk do ketė asnjė prej tyre, dhe tėrė princat janė katandisur nė hiē. 

13

  Nė pallatet e tij do tė rriten gjemba, nė fortesat e tij hithra dhe carangtha; do tė bėhet banesė pėr ēakejtė, njė vend i rrethuar pėr strucat. 

14

  Kafshėt e shkretėtirės do tė takohen me kafshėt qė ulėrijnė, cjeptė do tė thėrrasin njeri tjetrin; do tė vendosen aty edhe kukuvajkat dhe do tė gjejnė njė vend pushimi. 

15

  Do tė bėjė folenė e vet gjarpėri-shigjetė, do tė lėshojė aty vezėt, do t`i ēelė dhe do t`i mbledhė nė hijen e tij tė vegjėlit e vet, aty do tė mblidhen edhe hutat, secili me shokun e vet. 

16

  Kėrkoni nė librin e Zotit dhe lexoni: asnjė prej tyre nuk do tė mungojė, askujt nuk do t`i mungojė shoku i vet, sepse e ka urdhėruar goja e tij dhe e ka mbledhur Fryma e tij. 

17

  Ai vetė e ka hedhur shortin pėr ta, dhe dora e tij e ka ndarė midis tyre me vijėn e matjes; do ta zotėrojnė pėr gjithnjė; do tė banojnė aty brez pas brezi. 

Isaia 35

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: