Albanian Bible

Jeremia 9

Jeremia

Return to Index

Chapter 10

1

  Dėgjoni fjalėn qė Zoti po ju drejton, o shtėpia e Izraelit. 

2

  Kėshtu thotė Zoti: "Mos mėsoni tė ndiqni rrugėn e kombeve dhe mos kini frikė nga shenjat e qiellit, sepse janė kombet qė kanė frikė prej tyre. 

3

  Sepse zakonet e popujve janė kotėsi: sepse ėshtė si dikush qė pret njė dru nė pyll, puna e duarve tė njė punėtori me sėpatė. 

4

  E zbukurojnė me argjend dhe me ar, e fiksojnė me gozhda dhe ēekiēė qė tė mos lėvizė nga vendi. 

5

  Idhujt qėndrojnė drejt si njė palmė dhe nuk mund tė flasin; duhet t`i mbartėsh, sepse nuk mund tė ecin. Mos kini frikė prej tyre, sepse nuk mund tė bėjnė asnjė tė keqe dhe as qė kanė mundėsinė tė bėjnė tė mirė". 

6

  Askush nuk ėshtė i ngjashėm me ty, o Zot; ti je i madh dhe emri i yt ėshtė i madh nė fuqi. 

7

  Kush nuk do tė kishte frikė prej teje, o mbret i kombeve? Po, kjo tė detyrohet, sepse midis gjithė njerėzve tė ditur tė kombeve, nė tė gjitha mbretėritė e tyre nuk ka njeri tė ngjashėm me ty. 

8

  Janė tė gjithė budallenj dhe pa arsye; idhulli i tyre prej druri ėshtė njė doktrinė pa asnjė vlerė. 

9

  Argjend i petėzuar i sjellė nga Tarshishi dhe ar nga Ufazi, punė zejtari dhe dorė argjendari; rrobja e tyre ėshtė e purpurt dhe e kuqe flakė, punime tė dala nga duart e njerėzve ekspertė. 

10

  Por Zoti ėshtė Perėndia i vėrtetė, ai ėshtė Perėndia i gjallė dhe mbreti i pėrjetshėm. Para zemėrimit tė tij toka dridhet dhe kombet nuk mund tė qėndrojnė pėrpara indinjatės sė tij. 

11

  Kėshtu do t`u thoni atyre: "Perėnditė qė nuk kanė bėrė qiejt dhe tokėn do tė zhduken nga toka dhe nėn qiellin". 

12

  Ai bėri tokėn me fuqinė e tij, ka vendosur botėn me diturinė e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinė e tij. 

13

  Kur nxjerr zėrin e tij ka njė zhurmė ujėrash nė qiell; ai i bėn avujt tė ngjiten nga skajet e tokės, prodhon vetėtimat pėr shiun dhe nxjerr erėn nga rezervuaret e tij. 

14

  Atėherė ēdo njeri bėhet pa mend, pa dituri; ēdo argjendari i vjen turp pėr shėmbėlltyrėn e gdhendur tė tij sepse shėmbėlltyra e tij e derdhur ėshtė e rreme dhe nė tė nuk ka frymė. 

15

  Janė kotėsi, punė mashtrimi; nė kohėn e ndėshkimit tė tyre kanė pėr tė vdekur. 

16

  Pjesa e Jakobit nuk ėshtė si ata, sepse Ai ka formuar tėrė gjėrat, dhe Izraeli ėshtė fisi i trashėgimisė sė tij. Emri i tij ėshtė Zot i ushtrive." 

17

  "Mblidh sendet e tua nga vendi, ti qė je i rrethuar". 

18

  Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ja, kėtė herė do t`i hedh larg banorėt e vendit dhe do t`u sjell njė fatkeqėsi tė madhe, me qėllim qė tė mė gjejnė pėrsėri". 

19

  Mjerė unė pėr plagėn time, plaga ime ėshtė e dhembshme. Por unė kam thėnė: "Kjo ėshtė njė sėmundje qė unė duhet ta duroj". 

20

  Ēadra ime ėshtė shkatėrruar dhe tė gjithė litarėt e mi janė kėputur; bijtė e mi kanė shkuar larg meje dhe nuk janė mė; nuk ka mė asnjė qė tė vendosė ēadrėn time apo tė ngrerė shatorret e mia. 

21

  Sepse barinjtė kanė qenė pa mend dhe nuk kanė kėrkuar Zotin; prandaj nuk kanė pasur mbarėsi dhe tėrė kopeja e tyre ėshtė shpėrndarė. 

22

  Ja, po vjen njė zhurmė lajmesh dhe njė rrėmujė e madhe nga vendi i veriut, pėr t`i katandisur qytetet e Judės si shkretėtira, si strehim pėr ēakejtė. 

23

  O Zot, unė e di qė rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu qė ecėn nuk ka fuqi tė drejtojė hapat e tij. 

24

  Mė korrigjo, o Zot, por me drejtėsi, jo nė zemėrimin tėnd pėr tė mos mė reduktuar nė asgjė. 

25

  Lėshoje zemėrimin tėnd mbi kombet qė nuk tė njohin dhe mbi popujt qė nuk pėrmendin emrin tėnd, sepse kanė gllabėruar Jakobin; po, e kanė gllabėruar dhe konsumuar dhe kanė shkatėrruar banesėn e tij. 

Jeremia 11

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: