Albanian Bible

Ezekieli 17

Ezekieli

Return to Index

Chapter 18

1

  Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė: 

2

  "Ēfarė keni ndėr mend kur pėrdorni kėtė proverb lidhur me vendin e Izraelit duke thėnė: "Etėrit kanė ngrėnė rrushin e papjekur dhe dhėmbėt e bijve tė tyre janė mpirė"? 

3

  Ashtu si ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "nuk do ta pėrdorni mė kėtė proverb nė Izrael. 

4

  Ja, tė gjithė shpirtėrat janė tė mitė; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit janė tė mitė. Shpirti qė mėkaton ka pėr tė vdekur. 

5

  Nė qoftė se dikush ėshtė i drejtė dhe zbaton ndershmėrinė dhe drejtėsinė, 

6

  nė se nuk ha nė male dhe nuk ngre sytė tek idhujt e shtėpisė sė Izraelit, nė rast se nuk prek gruan dhe fqinjėt tė tij dhe nuk i afrohet njė gruaje kur ajo ėshtė e papastėr, 

7

  nė rast se nuk shtyp kėrkėnd, nė qoftė se i kthen huamarrėsit pengun e tij, nė qoftė se nuk kryen asnjė grabitje, nė rast se i jep bukėn e tij tė uriturit dhe mbulon me rroba atė qė ėshtė lakuriq, 

8

  nė rast se nuk jep hua me kamatė dhe nuk jep me fajde, nė rast se heq dorė nga paudhėsia, dhe gjykon me paanėsi midis burrit dhe burrit, 

9

  nė rast se ecėn sipas statuteve tė mia duke vepruar me besnikėri, ai ėshtė i drejtė dhe me siguri ka pėr tė jetuar", thotė Zoti, Zoti. 

10

  Por nė qoftė se i ka lindur njė bir qė pėrdor dhunė, qė derdh gjak dhe i bėn tė vėllait ndonjė nga kėto gjėra, 

11

  (ndėrsa i ati nuk ka kryer asnjė nga kėto gjėra), dhe ha nė male dhe prek bashkėshorten e fqinjit tė tij, 

12

  shtyp tė varfėrin dhe nevojtarin, kryen grabitje, nuk e kthen pengun, ngre sytė ndaj idhujve, kryen veprime tė neveritshme, 

13

  jep me kamatė dhe me fajde, a do tė jetojė vallė ai? Ai nuk do tė jetojė. Duke qenė se ka kryer tėrė kėto veprime tė neveritshme ai ka pėr tė vdekur me siguri; gjaku i tij do tė bjerė mbi tė. 

14

  Por nė rast se atij i lind njė fėmijė qė, duke parė tėrė mėkatet e kryera nga i ati, i kupton, por nuk i kryen, 

15

  nuk ha nė male, nuk i ngre sytė nga idhujt e shtėpisė sė Izraelit, nuk prek gruan e fqinjit, 

16

  nuk shtyp njeri, nuk merr pengje, nuk kryen grabitje, por i jep bukėn e tij tė uriturit, vesh me rroba atė qė ėshtė lakuriq, 

17

  e pėrmban dorėn qė tė mos shtypė tė varfėrin, nuk merr as kamatė as fajde, respekton dekretet e mia dhe ecėn nė statutet e mia, ai nuk ka pėr tė vdekur pėr shkak tė paudhėsisė sė atit tė tij; ai me siguri ka pėr tė jetuar. 

18

  I ati, pėrkundrazi, duke qenė se ka shtypur dhe ka kryer grabitje nė dėm tė vėllait tė tij dhe ka bėrė atė qė nuk ėshtė e mirė nė mes tė popullit tė tij, ja, ai do tė vdesė pėr shkak tė paudhėsisė sė tij. 

19

  Megjithatė ju thoni: "Pse biri nuk mbart paudhėsinė e atit?". Duke qenė se djali zbaton barazinė dhe drejtėsinė, respekton tė gjitha statutet e mia dhe i vė nė praktikė, ai me siguri ka pėr tė jetuar. 

20

  Shpirti qė mėkaton do tė vdesė, i biri nuk do tė mbartė paudhėsinė e atit dhe ati nuk do tė mbartė paudhėsinė e birit; drejtėsia e tė drejtit do tė jetė mbi tė, pabesia e tė pabesit do tė bien mbi tė. 

21

  Nė rast se i pabesi largohet nga tė gjitha mėkatet qė kryente, nė rast se respekton tė gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai me siguri ka pėr tė jetuar; nuk ka pėr tė vdekur. 

22

  Asnjė nga shkelje qė ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do tė jetojė pėr shkak tė drejtėsisė qė zbaton. 

23

  A ndjej vallė gėzim nga vdekja e tė pabesit?", thotė Zoti, Zoti, "apo pėrkundrazi qė ai tė kthehet nga rrugėt e tij dhe tė jetojė? 

24

  Por nė rast se i drejti largohet nga drejtėsia e tij dhe kryen paudhėsinė dhe imiton tėrė gjėrat e neveritshme qė kryen i pabesi, a do tė jetojė vallė ai? Nė rast se tėrė drejtėsia qė ka bėrė nuk do tė kujtohet mė; pėr shkeljen qė ka kryer dhe mėkatin qė ka bėrė, ai ka pėr tė vdekur, pėr shkak tė tyre. 

25

  Megjithatė ju thoni: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė". Dėgjoni tani, o shtėpi e Izraelit: ėshtė pikėrisht rruga ime qė nuk ėshtė e drejtė ose janė mė tepėr rrugėt tuaja qė nuk janė tė drejta? 

26

  Nė rast se i drejti largohet nga drejtėsia e tij dhe kryen paudhėsi dhe pėr kėtė shkak vdes, ai vdes nga paudhėsia qė ka kryer. 

27

  Pėrkundrazi, nė se i pabesi largohet nga pabesia qė ndiqte dhe zbaton barazinė dhe drejtėsinė, ai do ta shpėtojė shpirtin e tij. 

28

  Duke qenė se ka marrė parasysh tė largohet nga tė gjitha shkeljet qė kryente, ai ka pėr tė jetuar me siguri; nuk ka pėr tė vdekur. 

29

  Megjithatė shtėpia e Izraelit thotė: "Rruga e Zotit nuk ėshtė e drejtė". A janė pikėrisht rrugėt e mia qė nuk janė tė drejta, o shtėpi e Izraelit, janė mė tepėr rrugėt tuaja qė nuk janė tė drejta? 

30

  Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrugėve tė tij, o shtėpi e Izraelit", thotė Zoti, Zoti. "Pendohuni dhe braktisni tėrė shkeljet tuaja, kėshtu paudhėsia nuk do tė jetė mė pėr ju shkak shkatėrrimi. 

31

  Flakni larg jush tėrė shkeljet tuaja qė keni kryer dhe bėjini vetes njė zemėr tė re dhe njė shpirt tė ri. Pse vallė doni tė vdisni, o shtėpi e Izraelit? 

32

  Unė nė fakt nuk ndjej asnjė kėnaqėsi me vdekjen e atij qė vdes" thotė Zoti, Zoti. "Ndėrroni rrugė, pra, dhe do tė jetoni". 

Ezekieli 19

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: