Albanian Bible

Joeli 3

Amosi

Return to Index

Chapter 1

1

  Fjalė tė Amosit, njė nga barinjtė e Tekoas, qė pati vegime pėr Izraelin, nė kohėn e Uziahut, mbretit tė Judės, dhe nė kohėn e Jeroboamit, birit tė Joasit, mbret i Izraelit, dy vjet para tėrmetit. 

2

  Ai tha: "Zoti bėrtet nga Sioni dhe bėn qė tė dėgjohet zėri i tij nė Jeruzalem; kullotat e barinjve janė tė shkreta dhe maja e Karmelit u tha". 

3

  Kėshtu flet Zoti: "Pėr tre krime tė Damaskut, madje pėr katėr, unė nuk do ta revokoj ndėshkimin e tij, sepse e kanė shirė Galaadin me shirėse prej hekuri. 

4

  Prandaj do tė dėrgoj zjarr nė shtėpinė e Hazaelit, qė do tė gllabėrojė pallatet e Ben-hadadit. 

5

  Do tė copėtoj edhe shufrat e Damaskut, do tė shfaros banorin e Bikath-avenit dhe atė qė mban skeptrin e Beth-edenit, dhe populli i Sirisė do tė shkojė nė robėri nė Kir", thotė Zoti. 

6

  Kėshtu thotė Zoti: "Pėr tre krime tė Gazės, madje pėr katėr, unė nuk do ta revokoj ndėshkimin e saj, sepse kanė shpėrngulur njė popullatė tė tėrė pėr t`ia dorėzuar Edomit. 

7

  Prandaj do tė dėrgoj zjarr brenda mureve tė Gazės, qė do tė gllabėrojė pallatet e saj. 

8

  Do tė shfaros banorin prej Ashdodit dhe atė qė mban skeptrin prej Ashkelonit; do ta kthej dorėn time kundėr Ekronit, dhe kusuri i Filistejve do tė vdesė", thotė Zoti, Zoti. 

9

  Kėshtu thotė Zoti: "Pėr tre krime tė Tiros, madje pėr katėr, unė nuk do ta revokoj ndėshkimin e tij, sepse i kanė dorėzuar si robėr Edomit njė popullatė tė tėrė, pa kujtuar besėlidhjen vėllazėrore. 

10

  Prandaj do tė dėrgoj zjarr brenda mureve tė Tiros, qė do tė gllabėrojė pallatet e tij". 

11

  Kėshtu thotė Zoti: "Pėr tre krime tė Edomit, madje pėr katėr, unė nuk do ta revokoj ndėshkimin e tij, sepse ka ndjekur me shpatė vėllanė e tij, duke mbytur ēdo mėshirė; zemėrimi i tij vepron vazhdimisht dhe indinjata e tij pėrjetė. 

12

  Prandaj do tė dėrgoj zjarr kundėr Temanit, qė do tė gllabėrojė pallatet e Botsrahut". 

13

  Kėshtu thotė Zoti: "Pėr tre krime tė bijve te Amonit, madje pėr katėr, unė nuk do ta revokoj ndėshkimin e tij, sepse u kanė ēarė barkun grave me barrė tė Galaadit pėr tė zgjeruar kufijtė e tyre. 

14

  Prandaj do tė ndez njė zjarr brenda mureve tė Rabahut, qė do tė gllabėrojė pallatet e tij midis zhurmės sė njė dite beteje, midis shakullinės sė njė dite stuhie. 

15

  Mbreti i tyre do tė shkojė nė robėri, ai bashkė me krerėt e tij", thotė Zoti. 

Amosi 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: