Albanian Bible

Romakėve 3

Romakėve

Return to Index

Chapter 4

1

  Ēfarė do tė themi, pra, nė lidhje me atė qė ati ynė Abrahami, ka pėrfituar sipas mishit? 

2

  Sepse nėse Abrahami ishte shfajėsuar nėpėrmjet veprave, ai ka pėrse tė lėvdohet; ndėrsa pėrpara Perėndisė ai nuk ka asgjė pėr t`u lėvduar. 

3

  Nė fakt, ēfarė thotė Shkrimi? ``Por Abrahami i besoi Perėndisė dhe kjo iu numėrua pėr drejtėsi``. 

4

  Edhe atij qė vepron, shpėrblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh; 

5

  ndėrsa atij qė nuk vepron, por beson nė atė qė shfajėson tė paudhin, besimi i tij i numėrohet pėr drejtėsi. 

6

  Sikurse Davidi shpall lumturinė e njeriut tė cilit Perėndia numėron drejtėsi pa vepra, duke thėnė: 

7

  ``Lum ata tė cilėve u janė falur paudhėsitė dhe tė cilėve mėkatet u janė mbuluar. 

8

  Lum njeriu tė cilit Zoti nuk do t`ia numėrojė mėkatin``. 

9

  Por kjo lumturi a vlen vetėm pėr tė rrethprerėt, apo edhe pėr tė parrethprerėt? Sepse ne themi se besimi iu numėrua Abrahamit si drejtėsi. 

10

  Nė ē`mėnyrė, pra, iu numėrua? Kur ai ishte i rrethprerė apo i parrethprerė? Jo ndėrsa ishte i rrethprerė, por kur ishte i parrethprerė. 

11

  Pastaj mori shenjėn e rrethprerjes, si vulė tė drejtėsisė pėr besimin qė kishte patur kur ishte akoma i parrethprerė, me qėllim qė tė ishte ati i gjithė atyre qė besojnė edhe se janė tė parrethprerė, me qėllim qė edhe atyre t`u numėrohet drejtėsia, 

12

  dhe tė ishte atė i tė rrethprerėve tė vėrtetė, pra i atyre qė jo vetėm janė tė rrethprerė, por qė ndjekin edhe gjurmėt e besimit tė atit tonė Abrahamit, qė ai pati ndėrsa ishte i parrethprerė. 

13

  Nė fakt premtimi pėr tė qenė trashėgimtar i botės nuk iu bė Abrahamit dhe pasardhėsve tė tij nėpėrmjet ligjit, por nėpėrmjet drejtėsisė sė besimit. 

14

  Sepse nėse janė trashėgimtarė ata qė janė tė ligjit, besimi bėhet i kotė dhe premtimi anulohet, 

15

  sepse ligji prodhon zemėrimin; nė fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje. 

16

  Prandaj trashėgimia ėshtė nėpėrmjet besimit; nė kėtė mėnyrė ajo ėshtė nėpėrmjet hirit, me qėllim qė premtimi tė jetė i siguruar pėr tė gjithė pasardhėsit, jo vetėm pėr atė qė ėshtė nga ligji, por edhe pėr atė qė vjen nga besimi i Abrahamit, i cili 

17

  (siē ėshtė shkruar: ``Unė tė kam caktuar atin e shumė kombeve``), ėshtė ati i tė gjithė neve para Perėndisė qė ai besoi, i cili i jep jetė tė vdekurve dhe thėrret gjėrat qė nuk janė sikur tė ishin. 

18

  Ai, duke shpresuar kundėr ēdo shprese, besoi pėr t`u bėrė ati i shumė kombeve sipas asaj qė i ishte thėnė: ``Kėshtu do tė jetė pasardhja jotė``. 

19

  Dhe, duke mos qenė aspak i dobėt nė besim, nuk i kushtoi kujdes trupit tė tij, i bėrė tashmė si i vdekur (ishte pothuaj njėqind vjeē) as barkut tė vdekur tė Sarės. 

20

  Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi nė lidhje me premtimin e Perėndisė, por u pėrforcua nė besim duke i dhėnė lavdi Perėndisė, 

21

  plotėsisht i bindur se atė qė ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishėm ta bėnte. 

22

  Prandaj edhe kjo iu numėrua atij pėr drejtėsi. 

23

  E po nuk u shkrua vetėm pėr tė, qė kjo i ishte numėruar, 

24

  por edhe pėr ne, tė cilėve do tė na numėrohet, neve qė besojmė nė atė qė ka ringjallur prej tė vdekurve Jezusin, Zotin tonė, 

25

  i cili u dha pėr shkak tė fyerjeve tona dhe u ringjall pėr justifikimin tonė. 

Romakėve 5

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: